SSD disk për 80 dollarë


Edhe pse SSD-të (Solid State Drive) me kapacitet të lartë janë akoma të shtrenjtë, pas Intelit edhe Kingston ka prezentuar diskun e vet, për botëkuptimet e sotme të vogël, prej 30 GB. 30 GB janë pak për standardet e sotme, por bëhet fjalë për diskun që dedikohet për instalim të sistemeve operative, në mënyrë që sistemi të punojë sa më shpejtë, dhe jo për ruajtje të sasive të mëdha të të dhënave. Për shkak të destinimit dhe kapacitetit prej vetëm 30 GB ky SSD disk ka edhe çmim më të pranueshem i cili sillet rreth 80 dollarë. Performansat që i ofron ky SSD me emërtimin zyrtar SSDNow V Series janë 180 MB/s për lexim dhe 50 MB/s për shkrim të të dhënave.

_________________________________________________

Microsoft mbron Internet Explorer


 

Microsoft ka vendosur të sigurojë përdoruesit dhe botën e korporatave që çdo gjë e mundshme është duke u bërë për të adresuar shqetësimet rreth një Internet Explorer (IE) dobësi, pas sulmeve në Google dhe kompani të tjera në Kinë. Microsoft Office Singaporit tha se puna më shumë është duke u bërë për të "siguruar informata të sakta, këshilla dhe hapat e ardhshëm në serinë e fundit me tregime e kërcëllimë në () dobësi IE". "Është për të ardhur keq se produkti ynë është duke u përdorur në ndjekjen e veprimtarisë kriminale," tha Mike Chambers, Communications & Çështje të Komuniteteve Manager, Microsoft Singapor. "Ne do të vazhdojmë të punojmë me Google, udhëheqësit e industrisë dhe autoriteteve përkatëse të hetojnë këtë situatë." Windows dhe Internet Explorer janë të këshilluar që të aplikojnë këtë update sa më shpejt të jetë e mundur," tha ai. "Pasi të ken aplikuar, konsumatorët janë të mbrojtur kundër sulmeve të njohur që kanë qenë publikuar gjerësisht"

.
_________________________________________________

Firefox 3.6 është gati

Versioni final i Firefox 3.6 është paraqitur dhe thuhet se do të sjellë rritje të shpejtësisë, tema të ndryshme dhe shumë gjëra të tjera

Versioni 3.6 i Firefox pas shumë shtyrjeve më në fund është paraqitur, duke ofruar performancë më të shpejtë, tema me një klikim, shtojca më të sigurta, menaxhim më të mirë e shumë veçori tjera interesante.

Ne kemi shkarkuar dhe testuar Firefox 3.6 qysh prej versionit të parë alfa dhe prej asaj që kemi vëzhguar deri më tani, 3.6 është një përditësim më i madh sesa që mund të sinjalizoj vlera pas presjes dhjetore.

Në testimet e shpejtësisë ky shfletues është renditur i dytë duke qenë shumë afër Google Chrome, që nënkupton se ka pasur përmirësime të vërteta në kohën e startimit dhe në kohën e shfaqjes së faqes.

Çka ka të re? Videoja e mëposhtme ofron elementet kryesore ndërsa pikat rreth të cilave po filtet më së shumti janë këto:

* Tema (theme) me një klikim: Vizitoni galerinë e Personas dhe zgjidhni një temë dhe shikojeni sesi do të duket në shfletuesin tuaj. Klikoni për ta aplikuar dhe shfletuesi juaj do të ketë një pamje të re. Ju mund të menaxhoni Personas-in tuaj përmes menysë së shtojcave (add-on menu).

* Njoftime për shtojca që iu ka skaduar afati: Startoni shfletuesin tuaj me një shtojcë apo Adobe Flash që i ka skaduar afati apo potencialisht është një virus, dhe Firefox do t’ju njoftojë rreth kësaj gjëje dhe do të ofrojë një lidhje përditësimi

* Full Screen “open” video: Nëse shikoni transmetime të videove në ogi apo në çfarëdo formati tjetër pa pagesë, Firefox është në gjendje ta lëshojë atë në ekran të plotë.

* Përkrahje për WOFF: Gjëja më intriguese për zhvillues sesa për përdorues është kjo, që do të thotë se Firefox tani pranon dhe shkarkon fonte me madhësi më të vogla të formateve të fonteve të uebit të hapur, duke lejuar që faqet të shfaqin më shpejt tekstin sesa që është paraparë.

* Më shpejtë, më shpejtë, më shpejt...: Firefox premton JavaScript më të mirë, kohë më të mirë startimi dhe shpejtësi më të mëdha të renderimit.

Ju mund të lexoni më shumë rreth Firefox 3.6, por ndoshta më mirë është që ti zbuloni veçoritë e reja duke e testuar vet. Firefox 3.6 është pa pagesë dhe ofrohet për Windows, Mac dhe Linux, e nese e keni te instaluar vetëm shkoni tek menyja Help, dhe klikoni "check for updates" dhe juve do t'ju ofrohet mundësia për të shkarkuar Firefox 3.



_________________________________________________

ISP të rremë për botnetët

Spammerët në disa pjesë të botës kanë gjetur një mënyrë inovative për kontrollim pa dhimbje të botnetëve të mëdhenjt të cilët dërgojnë miliarda junk maila dhe malware shfrytëzuesve anembanë botës. Spammerët gjithnjë e më shpesh, posaçërisht në disa pjesë të Europës, Afrikës dhe Karibeve, blejnë qendra të mëdha të të dhënave dhe rezervojnë pjesë të mëdha të hapësirave të IP adresave në mënyrë që, në esencë, të krijojnë një ISP të tyre personale. Një qasje e tillë u mundëson fshehje më të lehtë të gjurmëve të veprimit, derisa shfrytëzuesit e prekur nga kjo nuk kanë se kujt t'i ankohen. Për ndarjen e hapësirës së IP adresave në tërë botën kujdesen pesë Internet Regjistrues Regjionalë (RIR) ku secili prej tyre është përgjegjës për shtete të caktuara. Kandidatët për ISP ose ata që kërkojnë më shumë hapësirë adresash, sipas rregullave duhet të kalojnë kontrollin e RIR dhe të dëshmojnë nevojën për hapësirë më të madhe të IP adresave dhe legjitimitetin e afarizmit. Por testimi detajor falë byrokracisë së komplikuar nuk mund të bëhet gjithmonë, kështu që kandidatët shpesh mund të marrin pëlqimin edhe pa ndonjë kontroll detajor të afarizmit. Spammerët e dinë shumë mirë se ku janë më shumë të theksuara lëshimet e tilla, dhe një regjistrim i tillë i ISP-ve të rreme për botnetë të mëdhenj është një prej arsyeve të mungesës gjithnjë më të madhe dhe më të theksuar të adresave IPv4. Kriminelët pas zbulimit të pjesës së adresave kontestuese të shfrytëzuara për sulme DoS ose të ngjashme thjesht ndalojën së shfrytëzuari atë hapësirë adresash, dhe integrimi i sërishëm i tyre në përdorim normal shpesh është proces i gjatë dhe i komplikuar. Pamundësia e kontrollimit detajor të secilës kompani apo ISP të madhe pamundëson edhe më tej zgjidhjen e këtij problemi, thonë ekspertët e sigurisë.

_____________________________________________________________

Miliona Tabletë këtë vit

 

Apple këtë vit do të mund të përjetonte një sukses të ri me Tabletin e shumëpritur, pohon Googlisti i dikurshëm dhe tani pronar i fondit investues Innovations Works, Lee Kai-Fu. Lee sipas informatave nga burimet e afërta me projektin ka vlerësuar që Apple këtë vit do të mund të shesë rreth 10 milionë Tabletë, ndërsa theksohet se të dhënat nuk vijnë nga Apple ose prodhuesi Foxconn. Në anën tjetër, analisti Rob Enderle nga kompania Enderle Group mendon që kjo shifër ndoshta është tepër e madhe, nëse kihet parasysh që pajisja akoma nuk është në treg, ndërsa tregu i tabletëve tani për tani është pothuajse inekzistent. Megjithatë, Apple ka traditë të gjatë të plasimit të prodhimeve kualitative "me të parën" dhe krijimit të sukseseve në treg aty ku ato deri atëherë nuk ekzistonin. Paralajmërimet zyrtare për Apple Tablet priten gjatë këtij muaji (me siguri që shitja do të fillojë në fillim të pranverës), ndërsa tashmë një kohë të gjatë qarkullojnë fjalët për multitouch ekran 10,1" dhe çmim nën 1000 dollarë.