Euroja ne Ue

Paraja dhe funksioni i parasë

       Paratë janë kategori historike, të cilat janë vënë në qarkullim në një shkallë të caktuar të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, nga nevoja për thjeshtësimin apo lehtësimin e këmbimit: blerja dhe shitja në të gjitha sferat shoqërore. Para përdorimit të parasë është këmbyer mall për mall.
Shumë kohë dhe energji janë të nevojshme që të gjehet dikush që e ka pikërisht atë që ju e dëshironi dhe njëkohësisht ju të mund t’ia ofroni atë që ai dëshiron. Poashtu s’është aq e lehtë të mereni vesh rreth vlerës së atyre gjërave
Me zhvillimin e mëtejmë të tregtisë filluan të përdoren paratë. Kur blerësit dhe shitësit kanë mund të merren vesh  çfarë është e pranueshme si mjet shpagimi, atëherë kanë mundur të vendosin një sistem që iu jep vlera të ndryshme monedhave ose gjërave tjera jetëgjata dhe që lehtë mund të barten.
Termi valutë, sinonim i fjalës para, nënkupton gjithë atë që në fakt përdoret si mjet këmbimi. Përdorimi i parave gjithashtu don të thotë se blerja dhe shitja nuk është e domosdoshme të bëhen njëkohësisht. Shitësit mund të presin përderisa të bëhen gati të blejnë dhe ti harxhojnë paratë e fituara. Përveç asaj ata mund të akumulojnë para nga një numër i madh i shitjeve që të kenë fuqi më të madhe blerëse.
Gjatë historisë paraja manifestohet në forma të ndryshme. Për shembull në Romë, ushtarët shpesh janë paguar me thasë kripe, që në latinisht quhet sal, rrënja e fjalës angleze salary (rrogë), kurse kripa është përdorur edhe në Kinën e vjetër për blerës të vogël. Paratë mund të jenë në formë të banknotës, monedhës metalike, kambilit,kartës kreditore etj.
Banknotat mund të gjehen në madhësi dhe ngjyra të ndryshme, por vlera e tyre e vërtetë bazohet në fuqinë ekonomike të vendit që i ka prodhuar.
Paratë kanë këto funksione themelore:
- si mjet për këmbim: e lehtësojnë dhe thjeshtësojnë këmbimin e llojeve të ndrushme të mallravë;
- si mjet pagesor: shfrytëzohen për transaksione kreditore;
- si mjet parallogaritës: në periudhat e transaksionit të lartë paratë nuk e kryjnë domosdoshmërisht këtë funksion
Paratë paraqesin një formë të pasurisë likuiduese, që ruan vlerën e saj në kohën e vet.

 

2. Euroja si realitet

Më 30 gusht 2001 Kryetari i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Dr. Vilhem Duisenberg, për herë të parë zyrtarisht i prezentoi euro banknotat, të cilat sëbashku me monedhat e hekurta u lëshuan në qarkullim më 1 janar të vitit 2002, në 12 shtete-anëtare të Unionit Evropian, të cilat marrin pjesë në valutën e përbashkët.
Euroja tanimë është realitet i pamohueshëm. Si një kthesë historike në procesin e integrimit evropian, evroja krijoi një realitet të ri monetar për 300 milionë evropianë për të cilin para një gjenerate, rrallë kush do ta besonte se është i mundur. Megjithëse euroja është realitet për një kohë të shkurtë ajo pqrjetoi ndryshime të rrëndësishme, edhepse ardhmëria e këtij “eksperimenti monetar” mbetet e panjohur. Ashtu si edhe valutat tjera, edhe euroja gjatë kësaj kohe kishte rëniet dhe ngritjet e veta, por roli i saj si në Evropë ashtu edhe jashtë saj-vazhdon të zhvillohet dhe zgjerohet.

 

3.Simboli i euros - €

Simboli grafik i euros është inspiruar nga shkronja greke epsilon dhe ka të bëjë me shkronjën e parë të fjalës “Evropa”. Vijat paralele e përfaqësojnë stabilitetin e euros. Shkurtesa zyrtare e euros, e cila është evidentuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) dhe përdoret për qëllime zyrtare, financiare dhe komerciale, është ‘EUR’.
Euroja  përbëhet nga shtatë banknota të ndryshme dhe tetë monedha të hekurta të shteteve nga rajoni i euros. Ka euro banknota nga 5,10,20,50,100,200 dhe 500. Një euro ndahet në njëqind cent. Ka tetë monedha prej 1,2,5,10,20 dhe 50 cent, si dhe 1 dhe 2 euro monedha.
Shtatë banknotat e euros kanë dizajn të përbashkët. Dizajni i monedhave të hekurta nga njëra anë e tyre është i përbashkët për të gjitha shtetet e rajonit të euros, derisa ana tjetër ka të bëjë me identitetet kombëtare. Pa marrë parasysh shenjën e tyre kombëtare, monedhat e hekurta mund të përdoren në cilindo prej 12 vendeve-anëtare të UE-së të cilat marrin pjesë në euro. Tetë monedhat e hekurta dallohen për nga madhësia, pesha, materiali, ngjyra dhe trashësia. Eurot kanë edhe karakteristika të caktuara inovative, qëllimi i të cilave është që t’u ndihmohet shfrytëzuesve, posaçërisht personave të verbër dhe personave me të pamur të dëmtuar, ashtu që ata t’i dallojnë euro banknotat dhe monedhat e ndryshme.

4. Historia e Euro-s

Lindja e euros ishte pika kyçe në historinë e pas luftës të integrimeve evropiane. Tentiativat 50 vjeçare për tu krijuar një union më i afërt dhe një e ardhme kooperative për njerëzit në Evropë pas Luftës së II Botrote, në shumë mënyra, arriti kulmin  me ardhjen e valutës së vetme. Procesi që solli deri te Unioni ekonomik dhe monetar (UEM), me euron si avlutë të saj u përfundua me tre faza të veçanta.
Faza fillestare ishte largimi i të gjitha kufizimeve të lëvizjes së kapitalit mes shteteve-antare, deri në korrik të vitit 1990. Me liberalizimin total të kapitalit, “tregu i vetëm” evropian fitoi dimension më të thellë finansiar.
Faza e dytë dhe e tretë siguruan kompaktsi të mbrojtur me Marrëveshjen për Unionin Evropian ( Marrveshjen e Mastrihtit), duke e vendosur kornizen për euron.Në Mastriht u specifikuan kriteriumet bazë për konvertim adekuat të ekonomive  të pjesmarësve të srdhshëm të euros në katër fusha: inflacioni, tatimet, kursi devizor dhe finansimi shtetror. Me fazën e dytë poashtu u vendos edhe plani shematik për strukturën e re institucionale e ila do të funcionojë dhe punojë në rrethin valutor, duke e përfshirë edhe formimin e Institutit Monetar Evropian (EMI) si paraardhës i Bankës Qendrore Evropiane. Faza e tretë filloi në 1 janar 1999, kur 11 vende e fiksuan kursin e vet devizor për euron.
Në valutën e përbashkët marrin pjesë dymbëdhjetë shtete-anëtare të Unionit Evropian. Ato janë: Belgjika, Gjermania, Greqia, Spanja, Franca, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Austria, Portugalia dhe Finlanda. Danimarka, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar janë anëtare të Bashkimit Evropian, por tani për tani nuk marrin pjesë në valutën e vetme.
Zhvillimi i suksesshëm i euros është shumë i rëndësishëm për krijimin e një Evrope ku njerëzit, shërbimet, kapitali dhe mallrat do të mund të qarkullojnë lirisht. Kjo gjithashtu është histori e aplikimit, duke marrë parasysh atë se bëhet fjalë për kalim më të madh monetar deri më tani.

 

5. Struktura e re monetare dhe fiskale

Vendosja e valutës së vetme, nënkuptonte edhe politikë të vetme monetare.Ne pajtim me marrëveshjen në Mastriht, Banka Qendrore Evropiane e pamvarur, e ruante vlerën e euros duke e ndjekur synimin parësor - ruajtjen e stabilitetit të çmimit. çfarë me bankat qendrore nacionale?Ato së bashku me BQE,e përbëjnë atë që është i njohur si “euro sistemi”: rrjetin, përgjegjës për definimin dhe zbatimin e politikës monetare, sigurimin e funksionimit pa pengesa të sistemit pagesor, udhëheqja e punës devizore dhe  administrimi irezervave devizore oficiale.
Guvernerët e bankave qendrore nacionale në suaza të euro sistemit, bashkë me këshillin ekzekutiv të BQE, e përbëjnë bordin ekzekutiv të BQE-organin kryesor për sjelljen e vendimeve,përgjegjës për formiin e politikës monetare për regjionin. Me transferin e ri të sovranitetit monetar, suksesi kryesisht mvarej nga qëndrueshmëria e e këtij institucioni supranacional. Në mungesë të të dhënave paraprake, BQE mbështetej në përvojën dhe qëndrueshmërinë e bankave qendrore nacionale në formimin e autoritetit të vet. BQE “u rrit” për një kohë të shkurtë, si rezultat i pamvarësisë së qenësishme institucionale dhe strategjisë së qartë për politikë monetare të drejtuar kah stabiliteti i çmimit, rrëndësia e së cilës para do kohe është sqaruar si inflacion i harxhimeve jetësore “më ulët por prap afër 2%”.
Unioni monetar poashtu, ka implikacione në financat e shteteve antare. Derisa BQE praktikon një politikë monetare, politikat fiskale dhe strukturale-mbeten përgjegjsi e secilit anëtar, edhe përkundër rregullës se politikat nacionale llogariten “si pyetje të interesit të përbashkët”. Një implikim është se integriteti monetar i euro rrethinës duhet të mbahet nga buxhete fiskale te qëndrueshme. Me qëllim që të arrihet diciplinë fiskale në rregjion, me marrëveshjen e Mastriht-it kushtëzohen të gjitha anëtaret ti tejkaljonë “deficitet fiskal jashtë mase”, siç është e definuar më detajisht në Paktn për stabilitet. Qëllim kryesor i paktit është të mbahenfinansa të qëndrueshme shtetrore si karakteristikë e zakonshme e BQE me anë të monitorimit të përhershëm, dhe në rast se është e nevojshme elemente ndëshkuese. Pakti është i drejtuar kah promovimi i politikave të buxhetit të cilat do ta mbanin politikën monetare të orientuar kah stabiliteti, pa tejkaluar deficitet fiskale jashtë mase gjatë rrjedhës së fluktacioneve normale ciklike.

6.Rradhët në pritje për euron

Bashkë me institucionet e reja, konfigurimi i euro zonës u ndryshua me krijimin e valutës së vetme. Me hyrjen e Greqisë si anëtare e 12 në vitin 2001, hapsira e euros i përfshin të gjitha, përveç tri shteteve anëtare të Unionit Evropian para zgjerimit në maj: Austrinë, Belgjikën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Irlandën, Italinë, Luksemburgun, Holandën, Portugalinë, Spanjën. Me ratifikim e marrëveshjes së Matriht-it, Mbretërisë së bashkuar dhe Danimarkës iu lejua që të mos i ndërrojnë valutat e veta nacionale me euron, duke e lënë të hapur alternativën që ate ta bëjnë në të ardhmen. Suedisë i është lejuar përjashtim, por jo edhe lirim i përhershëm, me detyrim që ta përvetsojë euron, por pa datë të definuar saktësisht.
Nga 10 shtetet që iu bashkangjitën Unionit në maj, pritet që të njëjtat ta përvetsojnë euron, edhe pse nuk është vendosur afat përfundimtar. Përkrah kriteriumeve të tjera për konvertim të theksuara në Marrëveshjen e Mastriht-it, vendi i cili ka për qëllim ta përvetson euron , duhet të ketë së paku dy vjet kurs stabil. Duke marrë parasysh dallimet në aranxhimet e kursit devizor të këtyre vendeve, gjasat për përvetsim më të zgjeruar të euros do të kushtëzojnë riorientimin kah përdorimi më i madh i euros, se pari si valutë referente dhe intrevenuese, dhe së fundi si para vendore. Gjithsesi, vendimi se a është më mirë euroja të përvetsohet më herët apo më vonë-ose ndoshta aspak, si ç është rasti me Mbretërinë e bashkuar dhe Danimarkën-është pyetje komplekse. Në thelb, secili vend duhet të vendos vet në cilin moment dobia e pranimit- siç është premtimi për tregti dhe ingrim financiar më të madh në euro zonën- i tejkalon dukshëm harxhimet, duke pranuar politikën e tipit “një model për të gjithë”.

7. Valuta pa kufi

Në skenën globale, euroja kishtë rol dytësor vetëm në raport me dollarin amerikan. Nga ana e vet, BQE as e promovonte dhe as e ndalonte internacionalizimin e valutës së vet. Gjithsesi, duke e marë parasysh madhësinë ekonomike të euro zonës dhe trashëgiminë e valutave nacionale, roli i euros si valutë ndërkombtare, ishte edhe direkt edhe largpamës që nga  vet fillimi. Përdorimi i valutë ndërkomtare mund të kategorizohet në kontekst të funksioneve të njëjta lidhur me paratë e vendit-si njësi llogaritëse, mjet për këmbim dhe ruajtje të vlerës.
Euroja shfrytëzohet si valutë përbarazim në po thuaj se gjysmën e këmbimit tregtar të jashtëm në euro zonën. Si valutë paralele për transakcione të gatshme, qasja deri te përdorimi i euros është më e vështirë, sepse një teori e tillë zakonisht nuk është evidentuar dhe nganjëher përmban edhe aktivitete nga ekonomija joformale apo jolegale. Të dhënat bankare për neto këmbimet e valutës-euro valuta të dërguara jashtë minus ato të pranuara- tregojnë se më shumë se 30 milijardë euro, ose 10% nga eurot në lëvizje, u janë dhënë atyre që s’janë rezidentë gjatë kohës së kalimit ka euroja pre janarit-2002 deri në qershor 2003.
Në shikim të përdorimit oficial të euros, funkcionet e valutës referente dhe intervenuese janë të lidhura ngushtë. Në vitin 2003, 51 vende dhe teritore jashtë euro zonës u mbështetën në euron si referente, ose valutë që shërben si spirancë nominale për valutë tjetër, ose si pjesë e shportës së valutave. Numër i madh i vendeve kandidate për UE dhe vende nga Ballkani perëndimor dhe Afrika e përdorin euron si spirancë nominale. Përveç asaj Rusia në shportën e saj të valutave të huaja mban raport 60-40 në mes dollarit amerikan dhe valutës së vetme europiane. Në lidhje me rezervat, valuta dominante në devizat oficiale edhe më tej mbetet dollari amerikan, edhepse euroja  përjetoi ritje relevante të vazhdueshme prej 12,7%në fund të 1999, në 18,7% në fund të 2002. Siç shënohet akoma harta e fushave valutore, dhe është e përmbajtur nga kredibiliteti i BQE,  përdorimi i euros në tregtinë dhe finansat globale mbase edhe më tej do të zgjerohet.
8. Përfundim

Si rezultat i trazirave dhe konflikteve, me një fjalë zhvillimeve historike kemi fillimet e  idesë për një Evropë të bashkuar. Kjo ide do të fillojë të realizohet pas viteve të 50-ta të shekullit të kaluar. Nevoja për diçka të re, diçka të ndryshme nga ekzistuesja  mundësuan Evropën e inegruar apo Bashkimin Evropian që nga dita në ditë zgjerohet dhe sot numëron 25 shtete anëtare.
Për të pasur një Evropë të integruar në plot kuptimin e fjalës duhej edhe një valutë e integruar që do ti bashkonte të tërë në një.
Lindjen e euros si valutë e re e pritëm me skepticizëm, jemi dëshmitarë të jetës së saj kurse përfundimi do të mbetet mister i te ardhmes.
Gjiths     esi me euron ndarja e Evropës u  bë anakronizëm absurd. Deri më tani historia e Bashkimit të Evropës, përkundër disa mangësive, ka qenë histori e suksesit, bashkimit dhe integrimit. Me zgjerimin e 10 shteteve të tjera që u bënë pjesë e kësaj familje evropiane që kemi sot, me siguri që Unioni Evropian është tregu më i madh dhe më i fuqishëm në botë.
" Euroja është realitet konkret e jo vetëm valutë tregtare ‘virtuele’. Megjithatë, euro është shumë më tepër se një valutë e rëndomtë. Ajo është simbol i integrimit evropian me plot kuptimin e fjalës"- Dr. Vilhem F. Duisenberg, Kryetar i Bankës Qendrore Evropiane