O ju qė besuat, agjėrimi (saum ) u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm.
(jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompensim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri. Ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė mė mirė pėr te. Mirėpo, po qe se dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju.
(ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramazanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kurani, qė ėshtė udhėrėfyes pėr njerėz dhe sqaruesi i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj, le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aqė ditė nga ditėt e mėvonshme. Allahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju. (tė agjėroni ditėt e lėshuara mė vonė) Qė tė plotėsoni numrin, tė madhėroni Allahun pėr atė se u udhėzoi dhe qė tė falenderoni.
E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam
afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt
tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen Mua dhe le tė mė besojnė Mua.
(Kur'an, 2:183-186)
Ēfare eshte Ramazani (me pak fjale)?
Pjese nga khutba e Profetit as. diten e fundit te muajit Shaban. (Transmeton Ibn Khuzaimah, sahih)
"O njerez, ju jeni duke hyre ne hijen e nje muaji te bekuar. Nje nate e tij eshte me e mire se 1000 muaj.
Allahu (s.u.t) e beri agjerimin obligim ne kete muaj dhe nxiti njerezit te falen me shume ne netet e tij.
Te kerkosh afersine me Allahun nepermjet nje vepre te mire do konsiderohet si kryerja e nje akti te obligueshem adhurimi. Ne anen tjeter, kryerja e nje akti te obligueshem adhurimi do shperblehet 70 here me shume se gjate cfaredo muaji tjeter.
Eshte muaji i vetpermbajtjes dhe shperblimi per vetpermbajtjen eshte Xheneti; ėshte muaji i mbeshtetjes dhe ndihmes se te tjereve dhe muaji ne te cilin besimtaret do shijojne begati.
Beni shpesh kater gjera, dy prej te cilave do kene kenaqesine e Zotit tuaj dhe dy te tjerat jane te domosdoshme per shpetimin tuaj ne jeten tjeter. Per sa I perket dy gjerave qe pelqehen nga Zoti juaj ato jane: te deshmuarit te te qenit Nje te Allahut (s.u.t) dhe te kerkuarit falje. Dhe dy te tjerat jane : te kerkuarit prej Allahut te miresise se hyrjes ne parajse dhe te kerkoni mbrojtje prej Tij nga zjarri."
- Muhamedi (Paqja qofte mbi te)
Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti (alejhi selam) ka thene:
Transmetohet nga Sahl bin Sa'ad se Profeti (alejhi selam) ka thene:
"Parajsa ka nje hyrje te quajtur AR-RAJAN, e
cila eshte rezervuar vecanerisht per agjeruesit. Ne Diten e Gjykimit ata
do thirren te kalojne ne kete hyrje e do mbyllet pas tyre e askush
tjeter nuk do lejohet te hyje".
Lusim Allahun te na pranoje agjerimin e Ramazanit! AMIN!
Me perfundimin e Ramazanit Muslimanet festojne Fitėr Bajramin ose Bajramin e Madh.