MODESTIA

Transmeton Ijad ibën Himari se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Allahu më shpalli mua: Bëhuni modest, mos mburreni njëri ndaj tjetrit as mos i bëni padrejtësi njëri tjetrit".
Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
"E të jeshë modest ndaj besimtareve që të pranuan ty". Dhe:
"O ju që besuat! Kush largohet nga feja e vet (i ben dëm vetes} s'ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve".
Modestia është dy lloje: njëra është e lavdëruar kurse tjetra e qortuar. Modesti e lavdëruar është: të mos fyesh robërit e Allahut dhe të mos nënvlerësosh ata. Modestia e qortuar është: modestia ndaj të pasurve për të arritur diçka nga pasuria e tyre.
I mençuri duhet që të largohet nga modestia e qortuar në të gjitha rastet, dhe të shoqëroj modestinë e lavdëruar në të gjitha aspektet.
Njerëzit më të mirë janë ata që janë modest megjithë famën e tyre, asketët që kanë pasuri, të drejtit edhepse kanë fuqi. Njeriu nuk e len modestinë vetëm nëse mendjemadhësia është rrënjosur në të. Çdonjëri i cili shtirret mendjemadh ndaj njerëzve është i dashuruar në vetevete, kurse pëlqimi i vetëvetes është zili ndaj mendjes se vet, nuk kam parë asnjë që është sillë me mendjemadhësi ndaj më të dobtëve përveç se Allahu e ka nënçmuar te më të ngriturit.
Thotë K'abi, radijall-llahu anhu: Allahu, subhanehu ve teala, kur ia jep robit të Tij një dhunti në këtë botë e ai falenderon Atë dhe bëhet modest, Allahu i jep edhe dobinë e asaj dhuntie në këtë botë dhe ia ngritë gradët në botën tjetër, e nëse i jep ndonjë dhunti, e ai nuk falendëron Allahun e as që bëhet modest Allahu e privon nga dobia e asaj dhuntie në këtë botë kurse në botën tjetër nëse Allahu don e fut në një shtresë të Xhehennemit për ta dënuar, ose ia falë.
Ibrahim ibën Esh'ath e pyeti Fudajlin se ç'është modestia? Ai u përgjigj: Modesti është ti nënshtrohesh të vërtetës dhe ti përkulesh asaj edhe nëse e dëgjon prej fëmiut po edhe nëse e dëgjon të vërtetën nga njeriu më injorant përsëri duhet ta pranosh.
Abdullah ibën Mubareku ka thënë: Kulmi i modestisë është të ulësh veten në pozitë të varfanjakut e t'ia bësh më dije se nuk je më me vlerë se ai pse je më i pasur dhe të ngritish veten në pozitë të pasanikut dhe t'ia besh me dije se nuk është më me vlerë se ti pse është më i pasur.
Eshtë pyetur Abdulmeliku: Cili prej njerëzve është më i mirë? Ka thënë: Modesti edhe pse ka pozitë të lartë, asketi edhepse ka pasuri, ai që nuk dëshiron të ngritet mbi të tjerët.
Ibën Semmaku hyri te Harun Rashidi dhe i tha: o prijës i besimtarëve, pasha Allahun, modestia yte megjithë pozitën e lartë që ke ështe më e lartë se sa vet pozita. Haruni i tha: Shume fjalë të bukur the! Ai përsëri tha: O prijës i besimtrëve! Njeriu të cilit Allahu, subhanehu ve teala, i ka dhënë bukuri, famë, pasuri dhe ruan nderin, u ndihmon të varfërve dhe është modest regjistrohet në Librin e Allahut prej njerëzve të veçantë të Tij. Harun Rashidi urdhëroi ti sjellin ngjyrë dhe fletë e pastaj regjistroi këto fjalë me dorën e tij.