Motto:
Nė emėr tė All-llahut, Tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
A nuk e sheh se All-llahu sjell shembull fjalėn e mirė sikur pemėn e mirė, rrėnja e sė cilės ėshtė e ngulitur fort kurse degėt kah qielli. Me leje tė Zotit tė vet i jep frytet e veta nė ēdo kohė dhe All-llahu u sjell shembuj njerėzve, mbase do tė mendojnė. [1]
Interesimi i shtuar i muslimanėve pėr traditėn e Muhammedit alejhisselam, sa ėshtė i rritur me qėndrimin ekspansionist tė qytetėrimit perėndimor dhe me ekscentricitetin e shpirtit tė tyre, aq ėshtė edhe produkt i dėshirės dhe vullnetit tė muslimanėve qė tė zbulohet e kaluara autentike, tė arriturat kulturore, qytetėruese dhe diturore autoktone, qė ndikuan qenėsisht nė konstituimin e njėmendėsisė bashkėkohore nė demistifikimin dhe demitologjizimin e personalitetit tė Muhammedit alejhisselam, pėrkatėsisht tė Sunnetit, si pėrvojė e gjallė e Fjalės sė All-llahut tė Madhėrishėm, nė tė cilėn e ka shpėnė, pjesėrisht, ideja egocentrike orientaliste dhe pjesėrisht, fryma dekadente dhe konfuzioni i diturive tė mendimtarėve muslimanė. Kėrkimi i identitetit autentik ėshtė shtytės dhe frymėzim shpirtėror nė konstituimin e bashkėkohėsisė autentike sipas arketipit tė ofruar nga All-llahu xhel-le shanuhu Muhammedit alejhisselam.
Gjatė kėsaj pėrpjekjeje e angazhimi, ku pjesėmarrės janė kryesisht tė gjitha profilet, kemi edhe lajthitje tė natyrės teorike dhe praktike. Mirėpo, nė rastin konkret, ne nuk do tė preokupohemi me rastet ekstreme, por do tė pėrqėndrohemi nė atė se ēduhet bėrė dhe si duhet bėrė.
Viteve tė fundit jemi dėshmitarė tė pėrpjekjeve tė mėdha tė ulemasė dhe inteligjencies tjetėr muslimane, qė tė penetrojnė thellė dhe tė zbulojnė dėshmi kaherė tė harruara, apo tė reja, deri tash tė panjohura, nga 23 vitet e pejgamberisė sė Muhammedit alejhisselam, tė zbulojnė nė jetėn dhe veprėn e tij elemente qė do tė ndikojnė nė zgjimin e vetėdijes dhe do tė ndihmojnė nė rimėkėmbjen fetare, morale, sociale, ekonomike e politike. Angazhimet e tilla obligojnė, nė frymėn e Mesazhit Hyjnor: Nėnshtrojuni All-llahut dhe nėnshtrojuni tė Dėrguarit [2] , qė jo vetėm tė lexojmė apo dėgjojmė diē nga shkrimet e kėtilla, por nė jetėn tonė vetjake dhe nė jetėn e bashkėsisė sonė muslimane ta inkuadrojmė praktikėn e Pejgamberit alejhisselam, si dėshmi tė gjallė tė Fjalės sė All-llahut. Arsimimi dhe edukimi individual i njeriut, arsimimi dhe forcimi fetar e moral i familjes dhe, si kurorėzim i kėtyre, konstituimi i Bashkėsisė muslimane janė mėsimet fundamentale dhe permanente pėr muslimanėt e sotshėm dhe tė ardhshėm, tė nxjerra nga Kurani dhe Sunneti, nė nismėn e ēdo rilindjeje. Kėtė e mėsojmė qartė nga dy etapat e shpalljes sė Kuranit: fazėn mekkase, ku qėllimi ishte qė individi tė pėrvetėsohet, tė pėrudhet nė fe, tė kultivohet, tė rafinohet, tė kalitet nėpėrmjet sprovave dhe fazėn medinase, ku njeriut fillohet ti besohen detyra dhe obligime shoqėrore. Pra, funksioni i Muhammedit alejhisselam nuk ishte vetėm nė sferėn e udhėheqjes shpirtėrore, por edhe nė organizimin dhe rregullimin e ri shoqėror, politik e ekonomik, me gjithė atė qė funksioni i kėtillė implikon. Nga burimet e ndryshme tė shkruara lexojmė se i Dėrguari alejhisselam mori pjesė nė jetėn shoqėrore-politike nė tė gjitha format manifestuese. Ėshtė martuar, ėshtė bėrė prind, udhėheqės i familjes, ishte gjykatės, pjesėmarrės nė tė gjitha luftėrat kundėr jomuslimanėve; respektivisht kaloi nėpėr tė gjitha skillat dhe haribdet e jetės. Shembulli i pejgamberisė sė tij shprehimisht konfirmon faktin se jeta e individit dhe e bashkėsisė nuk trajtohet vetėm sipas domosdoshmėrisė sė saj, por sipas fuqisė sė ideve tė cilat nė te kanė rolin predominant dhe mundėsitė e sendėrtimit tė tyre praktik dhe mishėrimit nė autoritetin fizik.
Nė sytė e muslimanėve, Muhammedi alejhisselam ėshtė simbol i qenies sė pėrkryer njerėzore, ėshtė prototip i individualitetit njerėzor dhe shoqėroritetit tė tij, ėshtė kualitet i pashterrshėm nė pėrudhje rrugės sė vėrtetė, dhėnie kuptim jetės etj. I vetėdijshėm pėr kėto dhe nga instrukcionet e drejpėrdrejta tė All-llahut, Muhammedi alejhisselam, gjatė misionit tė tij, i komunikoi dhe njėmendėsoi tė vėrtetat e mirėfillta, deri tek tė cilat dituritė e ndryshme shoqėrore e ekzakte tek para pak kohėsh arritėn apo, shpresojmė, do tė arrijnė nė tė ardhmen.
Nėse kundrohet historia muslimane pesėmbėdhjetė shekullore, do tė vėrejmė se formimi dhe ngritja individuale, grupore dhe ajo e bashkėsisė islame rregullisht ishte e varur nga sasia dhe cilėsia e pranimit dhe aplikimit tė dispozitave kuranore dhe sunnetike. Pėrkatėsisht, mjetet themelore pėr formimin dhe ngritjen e individit, grupit dhe bashkėsisė janė shartet islame me namazin, agjėrimin, zekatin, haxhxhin etj. Kėto ndikuan qė te njeriu tė kultivohet instinkti, pasioni dhe epshi dhe tė pėrmirėsohet karakteri i tij me tė gjitha specifikat pėrcjellėse, e tė cilat nuk arrihen ndryshe pėrpos me angazhim tė pėrhershėm nė ekuilibrimin e forcave tė brendshme tė njeriut. Ilustrimi mė pėrkatės ėshtė hadithi i Resulull-llahut (s.a.v.s.): Xhihadi mė i mirė ėshtė qė njeriu tė luftojė kundėr epsheve tė tij dhe kėndjeve tė tij. [3] Mishėrimin e faktorėve tė mėsipėrm e hasim tek tė gjithė liderėt muslimanė, te elita muslimane, tė cilėt janė bėrė tė mėdhenj vetėm nėpėrmjet pėrsiatjeve, ibadetit, punės dhe shkencės permanente.
Muhammedi alejhisselam e pati tė qartė se pėr krijimin e historisė, parėsor ėshtė karakteri i fuqishėm, vlerėsimi real i rrethanave dhe aksioni i qėlluar. Ngadhėnjimi i epsheve, i dėshirės pėr argėtim dhe mėnjanimi i dobėsive, pastaj kultivimi i dėshirės pėr pasuri, sundim e tė ngjashme, ėshtė shenjė dhe tregues i karakterit tė madh, karakterit konsekuent dhe, pa dyshim, fitimtar.
Rėndėsia e metodave tė Muhammedit alejhisselam nė zgjidhjen e tė gjitha ēėshtjeve jetėsore sa vjen e rritet edhe mė. Kjo veēanėrisht manifestohet, pėrpos nė botėn muslimane, edhe nė botėn ekonomikisht tė zhvilluar, nė qytetėrimin konsumues, modern, sekular, nė kohėn e krizave psiko-fizike, nė kohėn e tėhuajėsimit tė njeriut, egoizmit individual e klasor. Pėr civilizimin bashkėkohor, filozofi gjerman, Martin Hajdegeri (vd. 1969), me tė drejtė konsideron se gjendet para kataklizmės, i zhytur nė kurthėn materialiste, nga e cila vėllezėrit e tij kristianė mund tė shpėtojnė vetėm nėse i kthehen Zotit.
Inkurajojnė parametrat se shumė individė, grupe dhe bashkėsi rishtazi tė themeluara islame, pėrgjatė e pėrgjerė botės, dhe tendencat e disa vendeve muslimane, aktualisht dėshirojnė qė pėr arketip tė tyre ta marrin fjalėn dhe veprėn e Muhammedit alejhisselam dhe tė muslimanėve tė parė, nė ēdo sferė tė jetės, duke filluar nga lindja, rritja dhe edukimi i fėmijėve, jeta bashkėshortore, familjare, fqinjėsore dhe kolektive, pastaj nė aspektin politik, ekonomik, social, kulturor, shkencor e tė ngjashme. [4]
Do tė nevojitet edhe shumė punė shkencore tė hulumtohet dhe ndriēohet edhe mė personaliteti i Muhammedit alejhisselam, kurse trendi i tashėm nė botėn muslimane dhe atė jomuslimane ėshtė platformė solide pėr njė tė nesėrme mė fatlume.
Kėtė vlerė e vėrejti mendjehollėsisht edhe shkrimtari e dramaturgu i madh botėror, anglezi Bernard Shoi, kur pėr Muhammedin alejhisselam thotė:
Ne duhet ta quajmė shpėtues tė njerėzisė. Njeriu sikur ai po ta merrė timonin mbi botėn bashkėkohore, do tė korrte sukses nė zgjidhjen e tė gjitha problemeve dhe nė sigurimin e qetėsisė dhe lumturisė, pėr tė cilat njerėzia ka aq shumė nevojė.
Kur i shprehu kėto fjalė B. Shoi, sigurisht e kishte parasysh shembėlltyrėn e Muhammedit alejhisselam, ashtu siē thotė All-llahu xhel-le shanuhu nė Kuran:
Ju nė tė dėrguarin e All-llahut keni shembull tė mrekullueshėm! [5]
______________________________
P. S. : Punimi ėshtė marrė nga: Nexhat Ibrahimi, Aspekte islame, Prizren, 1413 / 1992, fq. 15 - 19, dhe botohet nė kėtė tėrėsi, me ndryshime tejet tė vogla.