IBLISI

 

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar Iblisin

Kush është Iblisi?

Iblisi është koka e shejtanëve.

Ai është i panënshtrueshëm, shumësi i këtij emri është Ebalis-un dhe Ebaliset-un. Sipas shumicës së dijetarëve, ky është emër joarab, prandaj është i pandryshueshëm në aspektin morfologjik si dhe për shkak se është emër frymori.

Kanë thënë: Ai është emër arab, i nxjerrë nga El-Iblas e ai është El-Bais (i pafat, i ngratë).



Ibn El-Enbari ka thënë: Po të ishte emër arab, do të pësonte ndryshime morfologjike.

 

Pra, Iblis nga aspekti gjuhësor është ai i cili është i pashpresë në mëshirën e All-llahut [subhanehu ve teala], e ai është i dituri mbi shejtanët apo ai është baza e krijesave të djallëzuara, të cilat janë të krijuara nga zjarri, ndërkaq melaiket janë të krijuara nga drita, prandaj krijesa e zjarrtë anon kah shpirti i sherrit nga i cili çdo njeri duhet që të mbrohet me fuqinë e imanit dhe të bindjes, ndërkaq Iblisi në Kur'anin Famëlartë është përmendur në njëmbëdhjetë vende, kurse pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me gështjen dhe rrefimin e Ademit [alejhis-selam] dhe pengimin e Iblisit që t'i bie në sexhde atij, sepse Ademi [alejhis-selam] është krijuar nga balta:

"E kur u thamë engjëjve: pëuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim te Iblisit (djallit). Ai refuzoi, u mbajt në të madh, bëri mendjemadhësi dhe u bë mosbesimtar".(El-Bekare: 34)

 

Ç'është mallkimi?

Mallkimi do të thotë: All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar, e ka larguar, dëbuar dhe nxjerrë nga mëshira e Tij.

E ka mallkuar, e ka larguar dhe nxjerrë atë i hidhëruar në të.

E ai është "lain" dhe "mel'un" (i mallkuar) dhe shumësi është "melainë" (të mallkuar).

El-mel'un: i nxjerrë.

El-la'an(u); dëbim dhe largim.

El-la'ane(t): dënim.

El-la'inë: shejtan.

El-la'inunë: mallkuesit - ata janë melaiket dhe njerëzit (kur mallkojnë). E ka mallkuar filani tjetrin: e ka sharë, ofenduar, turpëruar e ai është i mallkuar, e mbi të cilin bie mallkimi ai ështe i mallkuar.

Është e ndaluar që të shprehet (mallkimi) ashtu siç është i ndaluar mallkimi i njeriut të caktuar apo të mjetit transportues, për kafirat (mosbesimtarët) në pergjithësi nuk është e ndaluar, për fjalën e Pejgamberit [sal-lall-Ilahu alejhi ve sel-lem]:

"All-llahu [subhamhu ve teala) i ka mallkunr jehudët dhe krishterët, i kanë marrë (i kanë konsideruar) varrezat e pejgamberë've të tyre për faltore", ashtu siç nuk ndalohet mallkimi i pasuesve të përqëndruar në dalalet dhe gjynahe, nga qartësia e ajeteve kur'anore dhe haditheve pejgamberike. All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë:

 

"...pra mallkimi I All-llahut qoftë kundër mizorëve". (Hud: 18)

Njëjtë siç është më e preferuar që të braktiset mallkimi për person të caktuar, sepse ai ka mundësi që të pendohet.

Çfarë ka thënë All-llahu [subhanehu ve teala] për këtë?

All-llahu i Lartësuar ka thënë: "Ai tha: "O Iblis, ç'është ajo që ti të mos jesh me ata që bënë sexhde? Ai tha: "Nuk është për mua t'i bëjë sexhde një njeriu qe e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë. (All-llahu) tha:

"Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar!" (El-Hixhër: 32-34)

 

Kuptimi dhe dobia:

Iblisi ka refuzuar t'i bëjë sexhde Ademit [alejhis-selam] siç e urdhëroi All-llahu [subhanehu ve teala]. All-llahu [subhane-hu ve teala] i ka thënë: Ç'është ajo që të ndaloi nga sexhdeja?

Iblisi ka thënë: Nuk i bie në sexhde Ademit [alejhis-selam], sepse ai është i krijuar nga balta (e thatë, e fortë, e pavlerë) e ndryshueshme, e ai është nga balta e une nga zjarri, e si t'i bie në sexhde më i madhi më të poshtrit (me vlerë)?

Armiku i All-llahut e ka parë vetveten si më të madh që t'i bie në sexhde Ademit [alejhis-selam]. Ate e ndaluan mendjemadhësia dhe hasedi (zilia) e tij nga realizimi i urdhërit të All-llahut.

All-llahu [subhanehu ve teala] atë e ka nxjerrë nga mëshira e Tij dhe me të vërtetë mallkimi i All-llahut [subhanehu ve teala] do të jetë rnbi të deri në Ditën e Shpërblimit dhe Dënimit.

Mufesirët (komentuesit e Kur'anit) kanë thënë: "Vërtetë, mallkimi qoftë kundër teje", kuptimi është: të mallkojnë banorët e qiejve dhe të tokës deri në Ditën e Llogarisë.

Ibn El-Enbari ka thënë: Kur ka thënë: "Deri në Ditën e Gjykimit", sepse ajo ditë ka fillim dhe nuk ka mbarim. Pra mallkimi qoftë mbi ty përgjithmonë.

"Deri në Ditën kur ata do të ringjallen", domethënë: Ditën kur krijesat do të dinë për vdekjen e tyre, e ka dashur që ta shijojë dhembjen e vdekjes para se ta shijojë dënimin e përhershëm në Xhehennem. All-llahu ea'lem (All-llahu e di më mirë).