Festimi i Bajramit tė kurbanit
nė trevat shqiptare
(Njė pėrqasje historike)
Ne, vėrtet, tė dhamė ty shumė mira. Prandaj, ti falu dhe pre kurban pėr hir tė Zotit tėnd! E ska dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur. [ Kuran 108]Festa e Kurban Bajramit apo e Eid al'Adhasė ėshtė njė nga festat mė tė mėdha tė feve monoteiste dhe nė fenė Islame ėshtė ndoshta festa e dytė e madhe pas Bajramit tė Madh apo Eid alFitrit. Nė Shqipėri festa e Eid elAdhasė njihet me emrin tė cilin tradita osmane e njeh kėtė festė, Festa e Kurban Bajramit apo Festa e Sakrificės. Festa nė fjalė kryhet nė ditėn e dhjetė tė muajt tė dymbėdhjetė dhe tė fundit tė kalendarit hėnor musliman nė kohėn kur haxhinjtė nga bota islame kanė mbaruar haxhin e tyre nė Tokėn e Shenjtė dhe mė pas, pėr tė treguar devotshmėrinė e tyre ndaj Krijuesit sakrifikojnė kafshė pėr tė vėrtetuar bindjen e tyre ndaj Atij nė dorėn e tė cilit varet jeta nė planetin tonė.
Sakrifica e kafshėve me rastin e Kurban Bajramit, kryhet nga besimtarėt musliman nė pėrkujtim tė historisė madhore tė Profetit Ibrahim (apo Abraham a.s.) dhe testit qė Allahu a.xh. i bėrė atij, kur i kėrkoi tė fundit tė sakrifikojė djalin e tij tė vetėm dhe tė dashur pėr Madhėrinė e Tij. Siē tė gjithė e dimė historinė, sfida qė Zoti i vuri Ibrahimit pėrpara ishte vetėm se pėr tė sprovuar zemrėn e Ibrahimit, nėse ai do tė ishte i gatshėm tė sakrifikonte djalin e tij tė vetėm pėr Atė, nė dorėn e tė cilit ne si qėnie njerėzore varemi.
Besimtarėt musliman shqiptarė si pasues tė Umetit tė profetit Muhamed a.s. e pėrkujtojnė kėtė festė pėr tė vėrtetuar vazhdimėsinė qė feja Islame ka me fetė monoteiste dhe mesazhin hyjnor qė Zoti i lartėsuar i dha profetit Ibrahim (shiko: Zanafilla 21 - 25, Dhjata e Vjetėr, Bibėl),Ismail, Jakub, Musa dhe Isus Mesihit apo siē tė krishterėt e njohin atė me emrin e pėrkthyer nė greqisht nga rabini anti-kristjan Saul i pasnjohur si Paul; Jezus Krishtit. Por festa e Kurban Bajramit nuk ėshtė festa e vetme qė ka lidhje me traditėn profetike tė profetėve tė dėrguar ndaj bijve tė Izraelit. Njė tjetėr festė e madhe e besimtarėve musliman qė ka lidhje me traditėn biblike tė izraelitėve ėshtė edhe festa e Ashurės, nė datėn 10 tė muajit Muharrem kur besimtarėt muslimanė pėrkujtonė me agjėrim udhėheqjen qė Musai a.s. i bėri hebrenjėve pėr ti larguar nga Egjipti dhe shpėtuar nga tirania e faraonit. Nė kėtė datė, pra mė 9 dhe 10 Muharrem muslimanėt shiitė dhe bektashianė mbajnė edhe zi pėr martirizimin e Imam Hyseinit nė fushėn e Qerbelasė.
Festa e Kurban Bajramit ka patur gjithnjė pėrmasat e njė feste mbarė popullore nė trevat shqiptare dhe nė Ballkanin e banuar nga muslimanėt nė pėrgjithėsi. Besimtarėt shqiptarė, qė nė ditėt osmane e deri mė sot, nė kėtė ditė feste tė madhe, gėzimin e tyre e ndajnė edhe me fqinjėt e tyre jo-muslimanė. Festa e Kurban Bajramit nė viset tona shoqėrohet me ngjyra mikse hareje dhe gėzimi. Nė kėtė ditė gėzojnė jo vetėm shqiptarėt e feve tė ndryshme, por edhe banorėt e etnive tė tjera pėrreth nesh. Njė ndėr etnitė tė cilėt kanė patur dhe kanė njė rol kryesor nė festimin e Bajramit nė Shqipėri kanė qėnė edhe koptėt, tė njohur nė zona tė ndryshme tė Shqipėrisė si xhipėt, magjypėt etj. Me profesionin e tyre si muzikantė dhe daullexhi kėto popullata tė ardhura nė Shqipėri nė kohėt osmane nga Egjipti i sipėrm, i jepnin ditės sė Bajramit njė atmosphere tė madhe hareje tė cilėn mė mirė mund ta pėrshkruajnė vetėm pikturat e piktorit tė famshėm francez, Zherom apo pse jo edhe Koli Idromenos. Kur Zheromi vizitoi perandorinė osmane nė shekujt e 18tė ai u mahnit nga ngjyrat dhe madhėshtia e botės islame. Nga ēallmat e myftilerėve, bukuria e vajzave tė orientit tė cilat me vellot dhe shamitė e tyre, dhe me stilin nė pėrgjithėsi alla-turka tė jetės i jepnin Orientit njė ngjyrė magjepėse. Muezinėt me thirrjet e tyre Allahu Ekber, dhe pashallarėt osmanė shqiptarė me jataganėt e tyre dhe me ēallma, tė ndėrthurura me hijen e bukur qė minaret i bėnin qyteteve tė gurta me kalldrėme osmane, krijonin ndjenjėn e njė botė perfekte, tė cilėn romancieri francez Aleksandėr Dyma nė romanin e tij Konte Monte Kristo do tia rezervonte heroit tė tij, Kontit tė Monte Kristos, tė cilin pasi e bėri tė mund armiqtė e tij nė Francė, do ta dėrgonte tė kalonte jetėn i lumtur nė tokat e Ali Pashait shqiptar nė Orientin e Afėrt.
Nė ditėn e Bajramit nė historinė e Shqipėrisė kanė gėzuar dhe gėzojnė edhe tė varfėrit dhe lypsarėt, pasi nė kėtė ditė besimtarėt shqiptarė tregohen mė bamirės sė nė ditėt e tjera tė vitit dhe kanė prirje pėr tė dhuruar sa mė shumė.Ndjenja e sakrificės, e dhimbjes, e ndarjes dhe e ndihmės pėr ata qė jeta i ka lėnė tė pėrbuzur ėshtė ndjenja qė dominon mbi besimtarėt kudo. Ibrahim Manzur Efendiu, njė ēifut i konvertuar nė fenė e shqiptarėve nga Ali Pasha, nė kujtimet e tij mbi Ali Pashėn tregonte se nė ditėt e Bajramit dhe festave tė tjera Islame, Pashai i Toskėrisė ishte tejet i gėzuar. Nga duart e tij derdheshin monedha dhe para, ndėrsa hoxhallarėt dhe mistikėt qė kėshillonin Pashain nė Sarajet e tė fundit mbuloheshin me akēe dhe monedha ari nga krye-pashai i shqiptarėve tė Toskėrisė.
Ndoshta ka qėnė kjo atmosferė festive qė Bajrami sillte nė trevat shqiptare qė inspiroi edhe Lord Bajronim nė poezine e tij, Pelegrinazhi i Ēaild Haroldit kur autori i prekur nga kontrastet islamike tė trevave shqiptare thoshte:
Tokė e Shqipėrisė
Lėrma shikimin tim tė endet mbi ty
Nė ty, vend i ashpėr me burra tė fortė
Ku kryqi bie dhe minaret ngrihen
Ku drita e gjysėmhėnės ndriēon nė lugina
Edhe pse shumė selvi, rriten nėpėr rrethina
Apo kur pėrshkruante shqiptarėt nė lutjen e namazit tė tyre si:
Ja shqiptarėt, sesi nė mėnyrė krenare ulen drejt tokės
Pranė tyre, grekėt, mbajnė belbėzimėn
Dėgjo! Nga xhamia himni i natės po buēet
Thėrritja e muezinit sa nuk po shkund minaretė,
Nuk ka Zot pėrveē Allahut pėr nė lutje Pse vėrtet! Zoti
ėshtė mė i Madhi!
Duke qėnė se besimtarėt shqiptarė kanė qėnė dhe janė ndjekės tė traditave islame osmane, Bajrami nė ditėt Osmane nė trevat tona nė Ballkan ka qėnė zakon tė falet nėpėr sheshe masive ku tė udhėhequr nga kazaskerėt, myftilerėt, dhe nė raste tė veēanta edhe nga tė dėrguarit e shejhulislamit tė Stambollit, besimtarėt shqiptarė dergjeshin nga tė gjithė rrethinat dhe kryenin nė njė varg prej disa mijėra vetėsh lutjen ndaj Krijuesit tė tyre tė madhėrueshėm. Edhe pse Shqipėria ka qėnė njė province kufitare e Perandorisė Islame nė Ballkan, nė kufijtė e Kristendomit Perėndimor, dhe padyshim qė Ceremonia e Bajramit nė trevat tona nuk mund tė gėzonte lluksin dhe bėshmėrinė e kryeqendrės sė Perandorisė, Stambollit, nė Shqipėri festa ndjehej gjithashtu shumė. Nėpėr qytetet Janinė, Vlorė, Ohėr, Shkup dhe Prishtinė shqiptarėt me cullat dhe xhamadanėt e tyre karakteristikė mbushnin sheshet e namazgjasė ku nėn udhėheqjen e myftiut tė kazasė, besimtarėt kryenin lutjen e Bajramit, luteshin pėr kalifin e tyre nė Stamboll dhe mė pas dergjeshin nėpėr pazaret dhe ēarshitė e qyteteve pėr tė blerė gjėnė e gjallė qė do tė sakrifikonin. Mė pas nėpėr tryezat shqiptarė shtroheshin ashtu si edhe sot, drekė me gatime tė kėndshme alla-turka ku shqiptarėt nuk harronin tė servirnin bakllavanė dhe gjellėt e tjera tė importuara nga orienti.
Nė kohėt osmane, agallarėt dhe pashallarėt shqiptarė paten krijuar edhe dy sheshe pėr lutje masive me rastet e Bajrameve siē ishin namazgjahu i Tiranės dhe ai i Elbasanit. Megjithatė nė vitet e fundit tė post-demokracisė nė Shqipėri, rasti i faljeve nėpėr namazgjahe nuk ka qėnė i lehtė pėr tu ndjekur nga muslimanėt pasi pushtetarėt tanė, shpesh ju kanė marrė apo edhe nuk ju kanė kthyer namazgjatė tė parėve. Megjithatė rasti i 2 viteve tė fundit kur besimtarėt e Tiranės, pėr tė cilėt xhamitė kanė provuar tė pamjaftueshme, dhe janė falur nė Sheshin kryesor tė qytetit, ka provuar tė jetė njėfarė ringjallje pėr traditėn ė lutjes nė sheshin e Namazgjahut dhe ka treguar edhe njėherė madhėshtinė publike qė festa e Kurban Bajramit sjell me vete. Nė sheshin Skėnderbej tė Tiranės, nė ditėt e Bajrameve, poshtė statujės sė heshtur tė Beut Skėnder rreshtohen disa mijėra qytetarė tė Tiranės, vendali dhe tė ardhur, tė cilėt duke u kthyer nga Meka e Shenjtė i shprehin besnikėrinė e tyre, Kreatorit tė tyre Madhėshtor dhe nė tė njėjtėn kohė i tregojnė tė gjithė anti-muslimanėve tė botės shqiptare se shumica e heshtur e tyre, i qėndron besnike fesė sė tė parėve tė tanė musliman.
Duke qenė ndjekės tė vendosur tė traditės sė profetit Ibrahim a.s. muslimanėt shqiptarė, nė ditėn e Kurban Bajramit kryejnė sakrifica tė shumta nė kafshė. Kafshėt qė ofrohen pėr kėtė sakrificė janė shtėpiake si dele, dhi, deve dhe lopė nga tė cilat pjesa kryesore kėrkohet ti jepet tė varfėrve.
Nė ditėn e Kurban Bajramit besimtarėt shqiptarė kanė patur pėr traditė tė vizitojnė njėri tjetrin dhe tė urojnė njė Bajram tė mbarė. Agallarėt dhe pashallarėt tanė nė ditėt e Bajramit hapnin konakėt e tyre tė cilėt mbusheshin me hallexhinjė e miq tė cilėt ndanin gėzimin me parinė e tyre, ndėrsa nė kohėn e mbretėrisė, nė ditėt e Bajramit familja e Mbretit Ahmet Zogut I dhuronte ushqim pėr tė varfėrit. Por nė ditėt e sotme kėto ceremoni nuk ndiqen mė si mė pare pasi Shqipėrisė sot edhe i mungon klasa aristokratike tė cilėn ia zhduku komunizmi. Por nė vend tė tyre, politikanėt tanė, tė cilėt gjatė tė gjithė vitit kanė harruar se ēfarė Zoti ėshtė, nė kėtė ditė si pėr ti bėrė karshillėk njėri-tjetrit dergjen drejt selisė sė Komunitetit Musliman Shqiptar ku edhe urojnė kryetarin e KMSH-sė dhe muslimanėt e Shqipėrisė pėr njė Bajram dhe vit tė mbarė.