BIOLOGJIA NGA KËNDËVËSHTRIMI KUR'ANOR

Sot, ndërkohë që prestigji i materializmit dhe ateizmit është në rënie, shkencëtarët po arrijnë të kuptojnë gjithnjë e më shumë se feja është aq thelbësore, saqë nuk rnund të braktiset.
Njerëzimi nuk do të jetë I aftëtë arrijë lumturinë pa atë, por armiqtë e realitetit dhe të së vërtetës përpiqen akoma nëpërmjet shkencave false, të mbrojnë ateizmin.
Por, a bie ndesh feja me shkencën, siç pretëndojnë ateistët? Kësaj pyetjeje mund t'i përgjigjemi, duke iu referuar biologjisë. Nga të gjitha shkencat, biologjia është më afër me fenë, sepse ajo ka lidhje me jetën.
Nga të gjitha krijesat e gjalla, njeriu është organizmi më kompleks dhe më i përsosur. Është pikërisht njeriu, ai që zbuloi shkencën dhe diturinë, dhe është ai që i çon më përpara ato, drejt zhvillimit të mëtejshëm.
Është plotësisht e arsyeshme të besohet që, të gjitha krijesat e gjalla i nënshtrohen të njëjtit ligj. Sundimtari, që na imponon këtë ligj, e manifeston fuqinë e Tij nëpërmjet atributeve dhe emrave të ndryshëm. Ai që na është paraqitur Vetë me emrin e Tij, ALLAH, ka shpallur edhe emrat e Tij të tjerë, p.sh. El-Haliku - KRIJUESI, Er-Raziku - FURNIZUESI, EI-Musauiru - FORMËDHËNËSI, etj.
Mjaft jobesimtarë janë përpjekur të japin një shpjegim "racional", "shkencor", për kalimin kryekëput origjinal nga lënda inorganike në formën e jetës organike. Por, edhe shkenca është gjithashtu subjekt i relativitetit. Filozofët, shkencëtarët kanë shkruar qindra e qindra libra dhe kanë shpikur shumë teori rreth fillimit të jetës në Tokë, dhe kjo ka qenë e vetmja gjë që ata mund të bënin, të parashtronin teori dhe spekullime.
Ata kanë ndjekur një rrugë të terthortë, sepse, deri më sot asnjëri nuk ka dalë me ndonjë shpjegim, i cili t'i kundërvihet realitetit të shpallur në KUR'AN.
Akti i krijimit dhe i dhënies se jetës i perket vetëm ZOTIT. Kjo nuk është dhe as nuk mund të shpjegohet ndryshe. KUR'AN-i, libri i fundit i shenjtë, e ka ruajtur dhe mbrojtur origjinalitetin e vet. Një dëshmi e epërsisë së tij ndaj gjithë filozofive dhe teorive është se, asnjë nga argumentet e pranuara, nuk bie ndesh me të vërtetat e KUR'AN-it. Është inkurajues fakti, që sot, shumë shkencëtarë besojnë se feja ka rolin kryesor në shpjegimin e krijimit. Teoricienët biologë në veçanti, janë duke u përpjekur të japin shpjegime të reja për prejardhjen e jetës në Tokë, të cilat janë në përputhje me fenë. Pavarësisht arritjeve dhe zhvillimeve të mëdha në fusha të tilla si: inxhinieria gjenetike, biologjia molekulare dhe imunologjia, shkencëtarët akoma nuk janë në gjendje stë mbyllin hendekun e madh midis materies organike dhe asaj joorganike. Jeta, mbetet mrekullia më e rnadhe e gjithësisë. Teoritë e gabuara të Darvinit u hodhën poshtë një herë e përgjithmonë. Teoria e Heingsbergut, mbi "Papërcaktueshmërinë" në mekanikën kuantike, e shpartalloi tërësisht materializmin e, në veçanti, nocionin e "shkakut dhe pasojës".
Më vonë, filozofi amerikan, Tomas Kuhn, e çoi më përpara argumentimin, mbi atë që nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë teori shkencore përfundimtare. Kjo është e vërtetë, sepse gjatë historisë është dëshmuar fakti që, të gjitha teoritë e kanë humbur peshën e tyre dhe janë zëvendësuar me të tjera.
KUR'AN-i shpjegon prejardhjen e jetës, bilancin ekologjik në natyrë, zhvitlimin e embrionit dhe shumë fakte të tjera, në mënyrë të qartë, saqë çdo biolog që e lexon atë, nuk ka se si të mos përulet para ALLAHUT, e ta adhurojë Atë.
Shkencëtarët e vërtetë do ta lexojnë dhe do ta respektojnë KUR'AN-in, sepse, deri tani, asnjëri nuk ka konstatuar ndonjë gabim në njohuritë që ai përmban. KUR'AN-i është fjala e ALLAHUT, pra nuk mund të gabojë.