Yjet bashkojnë forcat për ndihmë ndaj Haitit
Shakira, Oprah Winfrey dhe Chris Martin janë vetëm disa nga të famshmit, të cilët janë vënë në aksion për të mbledhur fonde për të ndihmuar Haitin. Ata janë bashkuar me Ben Stiller, Jessica Alba, Brad Pitt, Angelina Jolie, Wyclef Jean etj., për t’u bërë thirrje njerëzve që t’u ndihmojnë personave që mbetën të pastrehë si pasojë e tërmetit të fuqishëm. Yje të shumtë, si Mark Hoppus, Yoko Ono, Joey MCintyre, Kim Kardashian, kërkojnë që të dhurohen para nëpër organizata bamirëse ashtu që t’u ndihmohet njerëzve që përjetuan këtë tragjedi.
|
Sandra Bullock, mbretëreshë e box office
Eshte Sandra Bullock mbreteresha e box office ne Shtetet e Bashkuara. |
Jennifer Aniston hap një restorant
Jennifer Aniston kerkon te ndjek gjurmet e Rachel, personazhi i saj ne “Friends”, duke bere kamarieren ne Nju Jork.
|
Nuk i dua skandalet
Lajm: Ku do jeni për Vitin e Ri, do këndoni diku apo do festoni në familjen apo shoqërinë? Adelina Tahiri: Natën e parë të Vitit të Ri do të jem në Gostivar, do këndoj. Lajm: Para rreth një viti keni promovuar albumin e parë. Kur planifikoni albumin e ri? Adelina Tahiri: Së pari dua të them se jam e kënaqur nga suksesi që arriti albumin i parë. Abumin e dytë planifikojë ta realizojë në vitin 2010. Lajm: Cili ka qenë momenti më kritik në punën tënde, atëherë kur e keni ndjerë vetën shumë keq para kamerës dhe anasjelltas, pra momenti më i mirë. Na trego një storie? Adelina Tahiri: Nuk më kujtohet ndonjë moment i tillë. Momente të mira sigurisht që ka shumë. Kënaqësia ime më e madhe është kur publiku reagon në këngët e mia dhe kërkojnë dhe një këngë tjetër nga unë. Lajm: Në moment të vështira të karrierës, a do të kishe pranuar që përmes skandaleve të jesh në qendër të vëmendjes, psh. A do të kishe pranuar një skandal siç e bënë atë Britney Spears dhe Madonna. Adelina Tahiri: Jetës nuk i dihet se çfarë të sjell, mirëpo unë nuk jam tip që preferoj përmes skandaleve të bëjë karrierë. Lajm: Kush është ne zemrën e Adelinës ( a jeni e dashuruar) Adelina Tahiri: Po jam e dashuruar në motrën time të vogël (hahahahahah) Lajm: Sa lexoni dhe cili libër ju ka pëlqyer më tepër Adelina Tahiri: Lexoj kur më premton koha, e momentalisht e lexoj Code. Lajm: A të pëlqen puna që e bën? Adelina Tahiri: Po, shumë. Lajm: A ke menduar të kalosh nga këngëtarja në autore të një emisioni? Adelina Tahiri: Edhe pse kam pasur oferta të shumta nuk kam mundur ti pranoj sepse gjithë punët i marrë me përgjegjësi të madhe . Jam shumë e angazhuar dhe skam kohë për të gjitha punët. Lajm: Si është puna e një këngëtare, si e konsideron ti vetë ? Adelina Tahiri: Si këngëtare e suksesshme pa skandale me një bagash të madh mbas meje, mund të them se është punë e lodhshme por më pëlqen. Lajm; A mendon se respektohet puna e këngëtareje siç je ti? Adelina Tahiri: Unë mendoj se respektohet. Askush nuk më ka bërë ndonjë ofertë nënçmuese. Këngët e mia rrotullohen vazhdimisht nëpër mediume. Kohëve të fundit jam shumë e kërkuar edhe nga shqiptarët në diasporë. Lajm: Cili është niveli i profesionalizmit i këngëtareve tonë ? Adelina Tahiri: Mund të flas dhe të komentoj vetëm për veten. Lajm: Si fillon dhe mbaron një ditë e Adelinës dhe sa ke kohë për shoqërinë? Adelina Tahiri: Fillon në bankën e shkollës së muzikës, vazhdon me ushtrime në piano, pastaj me ushtrime të solo këndimit , nëpër studio në incizime etj, etj... Lajm: Çfar tipi i mashkullit do ta joshte Adelinën? Adelina Tahiri: Nuk e di nuk kam kohë të mendoj (hahaha). Disa herë e kam cekur që më kishte joshur bukuria e brendshme, inteligjenca dhe sinqeriteti. Më pastaj gjithë dukuritë tjera që duhet ti ketë një mashkull ideal. Lajm; A do të kishe kënduar tallava ndonjëherë? Adelina Tahiri: Ndoshta edhe pse nuk është stilit tim s’ma merr mendja por, ASNJËHERË MOS THUAJ ASNJËHERË . Lajm; Kush përkujdeset për lookun tuaj? Adelina Tahiri: Afrodita për trupin tim, kurse Dior për flokët e mia. _________________________________________________ |
Britney, personazhi më i klikuar i dekadës
Ne 10 vjet Britney Spears ka kaluar ne shume faza stazhonimi. Ajo e ka nisur karrieren duke u konsideruar Barbie e Amerikes, me pas erdhen problemet personale te ndjekura nga skandalet seksuale, alkooli dhe droga.
_________________________________________________ |
Moss i përfundon pushimet
Kate Moss gjithmonë ka befasuar me shijen e saj prej një dame. Ajo kishte një veshje shumë kreative nga Getwick gjatë pushimeve në Karaibe, përderisa ka qenë shumë e freskët. Pa pritur ajo paralajmëroj fejesën e saj me Jamie Hince që ishte një befasi. Megjithatë, pasi është kthyer nga pushimi Moss nuk ka pasur ndonjë unazë në gishtin e saj. Një ditë më parë është thënë se këngëtarja është fejuar me anëtarin e grupit The Kills.
|